Viktor Martini
Ka lindur në Korçë, më 12 prill të vitit 1940.
Baba i tij, Zef Martini, ka qenë oficer i Zogut, i cili pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, ai u arrestua më 2 gusht 1949 me akuzën “Kryengritje e armatosur kundër regjimit popullor”, akuzë për të cilën u dënua me 15 vjet burg. Ai ndërroj jetë në Burgun e Burrelit moshën 51-vjeçare.
Pas arrestimit të atit e gjithë familja u përndoq dhe u persekutua. Viktori dhe 3 vëllezërit e tij kryen burg politik. Viktor Martini rrëfen se e gjithë familja e tij ka kryer 104 vjet burg.
Në moshën 16-vjeçare Martini u arrestua dhe u dënua me shatë vjet burg si kreu i një grupi që synonte të arratisej nga vendi.
Sistemi komunist e ka përndjekur familjen e tij edhe pas kryerjes së dënimit, duke i hequr bashkëshortes se tij mundësinë për të ushtruar punën si mësuese.
Ai po ashtu ka qenë një nga organizatorët e protestës më 14 janar të vitit 1990, ku mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit. Sigurimi i Shtetit arrestoi të gjithë organizatorët e kësaj demonstrate, të cilët u liruan vetëm në marsin e vitit 1991.
Që në fillim të viteve ’90, Viktori dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Data të rëndësishme:
- 1949 – U dënua babai me akuzën “Kryengritje e armatosur kundër regjimit popullor”
- 1953 – U arrestua vëllai i madh me akuzën “Agjent diplomat i shteteve të perëndimit” me 25 vjet
- 1956 – Viktor Martini arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg











