Fatbardha Saraçi Mulleti
Ka lindur mё 8.11.1939 nё Tiranё. Nga i ati, Haki Mulleti, nёpunёs i ndershёm dhe atdhetar trashёgoi dhe u ushqye me ndjenja fisnike. Qё nё moshёn 5 vjeçare provoi persekutimin sllavo-komunist.
Babai i burgoset nё vitin 1945, ndёrsa familja internohet nё Kavajё, ku edhe kreu shkollёn 7-vjecare nё vitin 1952. Mbaron gjimnazin “28 Nёntori” nё vitin 1957 nё Shkodёr. Mё pas punon si arsimtare nё fshatrat e Lezhёs: Kallmet, Manati, Blinisht dhe ne Dajç tё Zadrimёs. Vazhdoi studimet e larta pa shkёputje nga puna dhe mbaron Institutin Pedagogjik (2 vjecar) nё Tiranё, dega Biologji-Gjeografi-Kimi mё 1963. Ndёrsa mё 1970 mbaron Universitetin e Tiranёs nё degёn Kimi-Biologji.
Nё vitin 1975 e largojnё nga arsimi pёr shkak tё “biografisё” dhe sepse nuk pranoi tё bashkёpunojё me Sigurimin e Shtetit. Mё vonё punoi si punёtore nё Kombinatin e Drurit nё Shkodёr. Jeta e shkurtёr bashkёshortore (mbasi i shoqi, Kolё Saraci, vdes nё vitin 1990, mbas 8 vitesh martesё) i dhuroi njё djalё, Peterin. Ka punuar e publikuar nё shtypin e kohёs artikuj nё mbrojtje tё bashkёvuajtёsve, tё nёnave e motrave shqiptare.
- Nё moshёn 5-vjecare provon persekutimin sllavo-komunist
- 1945 familja e Fatbardha Saraci Mulleti internohet nё Kavajё
- 1970 mbaron studimet nё Universitetin e Tiranёs nё degёn Kimi-Biologji
- 1975 largohet nga arsimi pёr shkak tё biografisё dhe mosbashkёpunimit me Sigurimin e Shtetit.











