Narushie Tahir Mena
Ka lindur në Fushë-Lurë të Peshkopisë , më 25 qershor 1937.
Ajo vjen nga një familje e madhe, e cila merrej me bujqësi dhe blegtori. Babai i saj, Tahir Mena ka qenë në Akademinë e Lartë Ushtarake në kohën e udhëheqjes së Mbretit Zog. Ai ka qenë kapiten i qeverisë Zogiste. Pas çlirimit të vendit në vitin 1944 u dha urdhri që kush ishte ballist apo zogist dhe nuk i bashkohej Partisë Komuniste ishte kriminel dhe do të vritej.
Pas kësaj thirrjeje,Tahir Mena arratiset për në Lurë. Bashkë me Tahirin u arratisën edhe 5 vëllezërit e tjerë së bashku me babanë e tyre. Mosha e tyre ishte nga 20 deri në 40 vjeç . Ata qëndruan për tre vite të arratisur në male, pasi i luftonte Sigurimi i Shtetit . Më dhjetor të vitit 1946, në malet e Matit, Sigurimi i Shtetit bashkë me Ushtrinë vranë shtatë burrat e familjes Mena, të cilët ishin arratisur.
Nga viti 1945 deri ne vitin 1950 familja e saj u internua në Berat. Iu konfiskua shtëpia dhe gjithë pasuria që kishin. Pas kryerjes së 7 viteve shkollë, Narushie Menës iu mohua vazhdimi i shkollës pasi quhej “kulake”.
Më vitin 1978, pas 18 viteve martese u divorcuar për shkak të biografisë së keqe që kishte. Në këmbim të ndarjes nga Naruhie Mena, Sigurimi i Shtetit i ka ofruar bashkëshortit të saj një punë më të mirë.
- 1944, urdhri për t’iu bashkuar Partisë Komuniste
- 1944, arratisja e djemve të familjes Mena në malet e Matit.
- 1946, djemtë e arratisur të familjes Mena vriten nga Sigurimi i Shtetit.
- 1945-1950 familja Mena internohet në Berat
- 1978, pas 18 viteve ,martesë Narushie Mena divorcohet nga bashkëshorti i saj për shkak të biografisë së keqe.











