Kalendari i Kujtesës është projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) dhe vjen si një sprovë për të regjistruar momentet dhe zhvillimet kryesore që lidhen me përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. Kalendari është i hapur për plotësime dhe sugjerime, për të arritur në një botim më të plotë dhe më të konsoliduar. Varianti i parë i Kalendarit përfshinte mbi 130 data përkujtimore dhe u përpilua nga historiani Uran Butka në vitin 2016. Prej vitit 2020, Kalendari online është pasuruar me data të reja përkujtimore për periudhën kohore 1944–1992 nga studiuesit e rinj, Pjerin Mirdita dhe Oriada Dajko.




















