Filip Guraziu
Ka lindur më 18 qershor të vitit 1943 në Tiranë. Ai është djali i Pjerin Guraziut intelektual i shkolluar në perëndim, mbante detyrën e shefit të financave në Ministrinë e Bujqësisë deri sa u pushkatua nga shteti komunist në vitin 1951. Pushkatimi i Pjerin Guraziut lidhet me shpërthimin e dinamitit të hedhur në oborrin e ish-ndërtesës së Ambasadës Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951. Pas ngjarjes u arrestuan rreth 150 persona dhe u pushkatuan 22 intelektualë.
Njoftimin se babai ishte pushkatuar si “armik i popullit”, familja e Filip Guraziut (i cili ishte vetëm 7 vjeç) e mësoi pas ekzekutimit. Familja u zhvendos nga Tirana në Shkodër në shtëpinë e gjyshërve.
Gjatë viteve në vijim e gjithë familja Guraziu është survejuar vazhdimisht nga Sigurimi. Në moshën 14 vjeçare Filip Guraziu u zhvendos në Tiranë për shkollën e mesme dhe falë aftësive të mira sportivë arriti të integrohej.
Gjatë viteve të komunizmit për shkak të luftës së klasave ai ështe përballur me përjashtim nga sporti, arsimi dhe ka punuar në fabrikën e druve dhe si punëtor krahu. Me këmbëngulje dhe vështirësi Guraziu ndoqi shkollën e natës dhe punoi si llogaritar në koperativë.
- 22 Shkurt 1951 – Pjerin Guraziu arrestohet
- 30 Mars 1952 – Pjerin Guraziu pushkatohet me akuzën: “Akuzohen se: Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste, duke u bërë agjentë të rregullt të tyre. Kanë furnizuar spiunazhet e huaja me informata me karakter sekret ushtarak, politik dhe ekonomik në dëm të Republikës sonë Popullore”











